Finalja e Champions League/ Festa shndërrohet në ‘luftë guerrile' në Paris!

Sport

Finalja e Champions League/ Festa shndërrohet në ‘luftë

PSG dominoi fillimin e finales së Champions League në Mynih kundër Interit, por tensionet shpërthyen në Champs-Elysees dhe rreth Parc des Princes, ku tifozët u mblodhën masivisht për të parë ndeshjen nga distanca dhe për të festuar.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë konfuzion në vendngjarje, me tifozë që vrapojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën përballë shpërthimeve. Pranë Parc des Princes, ku ndeshja po transmetohej në një ekran gjigant policia përdori gaz lotsjellës. 5.400 oficerë policie dhe xhandarë u mobilizuan ndërsa të paktën 294 persona u arrestuan.

Kështu gjatë festimeve për fitoren e PSG-së në Ligën e Kampionëve, mes fishekzjarrëve dhe një turme që brohoriste, një 'BMW' që po ecte me shpejtësi të lartë përplasi katër persona, dy djem 17-vjeçarë dhe një vajzë 23 vjeçare dhe një tjetër 46 vjeçe.

Pas incidentit shoferi braktisi makinën dhe tentoi të largohej, por nuk ia arriti pasi ra në prangat e policisë.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion