Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, zbardhen detajet të tjera! Viktima u gjet brenda në makinë nga bashkëshortja

Aktualitet

Vrasja e 57-vjeçarit në Lezhë, zbardhen detajet të tjera!

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen e Pjetër Kazës, në Tale të Lezhës. Bëhet e ditur se 57-vjeçari u gjet i pajetë brenda makinës së tij nga familjarët.

Ngjarja dyshohet ka ndodhur rreth orës 01:00 te kësaj te diele, teksa 57-vjeçari sapo ishte kthyer nga puna për në banesë, ku edhe i është zënë pritë nga ku autorët e paidentifikuar, të cilët e kanë qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë policia ka dhënë informacionet paraprake të krimit të rëndë: Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion