EURO 2025 / Trajneri i Kombëtares flet mbi përgatitjet e skuadrës kuqezi!

Trajneri i Kombëtares U-17, Andrea Tedesco, mori nën drejtim ekipin e përbërë nga talentet kuqezi të vitlindjes 2009, që u aktivizuan në dy ndeshjet miqësore ndaj Hungarisë në “Shtëpinë e Futbollit” gjatë kësaj jave.
Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin europian për U-17 që zhvillohet në maj në Shqipëri, trajneri Tedesco pati mundësi të testojë dhe vlerësojë futbollistët e rinj shqiptarë që mund të bëjnë pjesë në ekipin Kombëtar U-17.
“Jemi shumë të kënaqur, për shumë motive. Fillimisht, pasi Federata prej disa javësh më ka kërkuar të trajnoj edhe ekipin U-16. Kemi qenë pak kohë bashkë, 2 ditë e gjysmë, e prej shumë djemsh kemi arritur të vendosim në fushë një skuadër. Rezultati nuk ka rëndësi, sepse sot mund të shkonte më mirë, po ashtu edhe në ndeshjen e parë. Por në futbollin e të rinjve është e rëndësishme të shihet prezantimi dhe rritja që djemtë kanë gjatë kohës që janë me ne, por edhe në një rrugëtim më të gjatë”, u shpreh trajneri Tedesco për FSHF.
“Jam shumë i lumtur me stafin që kam njohur së fundmi, edhe pse kemi pak javë që bashkëpunojmë, staf i ri, është krijuar menjëherë një klimë pozitive. Kjo ka rëndësi, sidomos kur punon me të rinj që duhet të rriten, të besojnë dhe të përfaqësojnë vendin”, shtoi ai.
“Tani mbyllim një derë e hapim një tjetër, sepse duhet të përqëndrohemi në finalet e Europianit dhe të ekipi U-17, me të cilin do të grumbullohemi në mars. Duhet të provojmë të përmirësojmë pak skuadrën”- nënvizoi trajneri italian.
“Tani që kemi një staf që në mënyrë të qetë arrin të ndërtojë bashkë aktivitetet e përditshme, dua ta falënderoj. Dua të falënderoj Federatën që më ka dhënë edhe skuadrën U-16, por sidomos për mundësinë për të marrë pjesë në Europianin U17, për të cilën do të nisim të punojmë që nesër dhe e lëmë mënjanë U-16”, – përfundoi trajneri i Kombëtares U17.

