"Në 30 vite nuk e ka shijuar asnjë shqiptar..."/ Ministri i Mbrojtjes: Pse vendosëm t'ia jepnim Sazanin, dhëndrit të Trump!

Politikë

"Në 30 vite nuk e ka shijuar asnjë shqiptar..."/ Ministri i

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu ka folur së fundmi për investimin strategjik në ishullin e Sazanit nga dhëndri i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jared Kushner, 

Pirro Vëngu ka shpjeguar se Sazani mbetet pronë e shtetit, i cili në këtë investim do të jetë dhe aksionerë. Ministri zbuloi gjithashtu dhe investimet që po bëhen në Pashaliman.

“Sazani mbetet pronë e shtetit shqiptar. Ne kemi lejuar një investim strategjik për zhvillimin e zonës. Nuk kemi tjetërsim të Sazanit.

Sazani ka shërbyer për vite në një vend të mbyllur në një vend që mendonte se do ta sulmonin të gjithë të mëdhenj e të vegjël dhe në 30 vite nuk e ka shijuar asnjë shqiptar.

Po kthehet në tokë normale në dispozicion të zhvillimit turistik të vendit dhe pak njerëz e dinë që shteti do të jetë pjesë si aksionerë në atë investim", tha ministri në A2cnn.

ME TE LEXUARAT