Euro 2024/ Jose Mourinho jep parashikimet: Ja kush do jetë fitues! Bellingham lojtari më i mirë i turneut

Special One' sheh si fitues kombëtaren luzitane, ndërsa për të lojtari më i mirë i kampionatit europian do të jetë Jude Bellingham.
Trajneri Jose Mourinho ka dhënë parashikimet e tij para fillimit të Kampionatit Europian 2024 në Gjermani. Portugezi që sapo u zgjodh tekniku i ri i Fenerbahces, do të jetë analistë në ndeshjet e europianit.
Sipas parashikimit të tij, kombëtarja që fiton Euro 2024, do të jetë Portugalia, e cila do të përsëris suksesin e vitit 2016.
Më tej, Special One sheh si finalist kombëtaren angleze. Ndërkohë golshënuesi i turneut sipas Mourinhos do të jetë Harry Kane, ndërsa lojtari më i mirë mesfushori Jude Bellingham.
Euro 2024 do të nis ditën e premte, kur vendasit e Gjermanisë do të përballen me Skocinë në ndeshjen e vlefshme për grupin A.