Vrasja e Koçekut për gjakmarrje? Familjari i viktimës: Kemi një person në burg për atë histori...

Vrasja e Aleksandër Koçekut mbrëmjen e kësaj të shtune në aksin Prekal-Kir dyshohet se ka ardhur si pasojë e një gjakmarrjeje.
Bëhet me dije se familjarë të Koçekut dyshohet se kanë vrarë 20-vjeçarin Pavlin Preka në 20 shkurt të vitit 2025-së.

I pyetur nga mediat këtë të shtunë i afërmi i Aleksandër Koçekut i cili ndodhej në vendngjarje, ka theksuar se viktima nuk ka patur asnjë problem tjetër.
Sipas tij e vetmja gjë që dyshohet se mund të jetë bërë shkak i vrasjes së sotme, lidhet me një gjakmarrje të mundshme.
“Siç e dini të gjithë, ne kemi një në burg për atë punë, që ka patur gjak borxh diku, për tjetër gjë unë nuk e di”, tha i afërmi i viktimës.
Më tej i afërmi i viktimës konfirmoi se Aleksandër Koçeku ruhej, por njëkohësisht i duhej edhe të punonte për të jetuar.


