Elseid Hysaj shumë pranë Real Madrid, spanjollët nuk heqin dorë nga mbrojtësi i Napolit

Real Madrid vijon që të mbajë sytë tek shqiptari Elseid Hysaj. Me shumë mundësi, anësori kuqezi është shumë pranë largimit nga Napoli, dhe pikërisht kjo është arsyeja pse shqiptari është në sy skuadrave të mëdha.
Mediat spanjolle shkruajën se Real Madrid është i interesuar, duke parë që Hysaj mund të përshtatet në dy krahët e mbrojtjes dhe mund të jetë një alternative luksi për çdo trajner që do të drejtojë Realin sezonin e ardhshëm. Për momentin, ky lajm nga mediat spanjolle është thjeshtë një opsion i bujshëm, ideja e Hysaj dhe agjentit të tij është të gjejnë një skuadër ku anësori të ketë më shumë minuta, preference e parë mbetet Serie A ku Roma, Lazio dhe Milan kanë shfaqur interesim për të. Prej kohësh verdhekuqtë kanë ndjekur nga pranë situatën e Hysaj por ardhja e Mourinho në kryeqytet mund të ndryshojë këtë qasje të klubit roman.


