Nuk e dinit, por larja e flokëve me ujë të ftohtë do ju ndihmojë

Showbiz

Nuk e dinit, por larja e flokëve me ujë të ftohtë do ju

Larja e flokëve do ju vijë shumë në ndihmë, për flokë më të mirë. Ekspertët tregojnë se janë një sërë avantazhesh ga ky veprim:

Uji i ftohtë nuk ti lë flokët e ngatërruar; Dushi i ftohtë, natyrisht nuk është ideal, por shpeshherë thuhet se është mënyra më e mirë se sa dushi i nxehtë. Veçanërisht, uji i ftohtë është mjaft i këshillueshëm për flokët. Nëse do që t’i kesh më të shndritshëm, më pak të ngatërruar dhe më të shëndetshëm, atëherë mos shpenzo para për produktet e pafundme.

Ruan shkëlqimin; Ujë i ftohtë nuk i dëmton fijet e flokut, i bën ato të duken më të buta dhe më të shkëlqyeshme.

Skalpi më i pastër; Uji i ftohtë mbyll poret e lëkurës së kokës, duke parandaluar futjen e papastërtive në brendësi. Kështu, pas çdo shpëlarjeje me ujë të ftohtë, do t’i ndiesh flokët dhe skalpin më të pastër.

Nëse e ke të pamundur t’i lash flokët me ujë të ftohtë, atëherë të paktën përpiqu t’i shpëlash me ujë të ftohtë pas larjes. Në këtë mënyrë u jep atyre më shumë ajër dhe i bën më të shkëlqyeshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion