E patolerueshme në stadium! Tifozët italianë shajnë dhe kërcënojnë bashkëshorten e Moratës

Sport

E patolerueshme në stadium! Tifozët italianë shajnë dhe

Një ngjarje e patolerueshme ka ndodhur në ndeshjen e mbrëmshme Itali- Spanjë. Mësohet se bashkëshortja e Alvaro Moratas, Alice Campello është kërcënuar dhe ofenduar nga tifozët italianë. Kjo erdhi pasi bashkëshorti i saj shënoi golin e barazimit për Spanjën.

Ajo e publikoi një mesazh të lig që e kishte pranuar në Instagram pas golit të Moratas. Disa prej tyre i dëshiruan kancer dhe vdekje Moratas dhe fëmijëve të tij, ndërsa të tjerët e fyen bashkëshorten e tij italiane.

E patolerueshme në stadium! Tifozët italianë shajnë dhe

“As që po vuaj nga këto komente bile. Nuk mendoj se ka të bëjë me të qenët italian, por me injorancën. Sikur t’i kishin ndodhur një personi të dobët, ky do të ishte problem. Të mos harrojmë se ky është thjesht një sport, i cili duhet t’i bashkojë njerëzit dhe të mos përdoret për të derdhë vrer. Shpresoj se në të ardhmen, do të jetë e mundur të ndërmerren veprime ndaj këtyre njerëzve, sepse kjo është e papranueshme”, shtoi ajo.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion