Shkak u bë kënga, Stresi kapet keq me menaxherin e Getoar Selimit (Foto)

Showbiz

Shkak u bë kënga, Stresi kapet keq me menaxherin e Getoar Selimit

Stresi publikoi disa ditë më parë këngën e tij më të fundit “Po foli i fundit”, në të cilën ka thumbuar shumë reperë shqiptarë. Mes tyre, Stresi hodhi thumba dhe për liderin e “Babastars”, Getoar Selimin.

“Marre nuk tvjen i thu vetit ma i madhi nven. I dole Ledrit deshmitar ngjyq tash pse be po rren

E ju k*** e tina, Mos tju shof neper bina, Lejeni hip hopin e keni dh*, Ma e forta Doruntina”, shprehet Stresi në këngë dhe të gjithë e përkthyen si një diss për Getoarin.

Shkak u bë kënga, Stresi kapet keq me menaxherin e Getoar Selimit

Ndërkohë pas kësaj kënge ka reaguar edhe menaxheri i “Babastars”, Dekori. Ai i është kthyer ashpër Stresit dhe ndër të tjera shprehet se reperi nuk ka bërë asgjë gjatë 20 viteve karrierë, përveçse ka blerë klikimet për t’i bërë këngët e tij të duken të suksesshme.

Por edhe përgjigja nga ana e Stresit nuk ka munguar. Ai shprehet se mjafton të pyes labelin “ThreeDots” për të mësuar për sukseset në karrierën e tij. Gjithashtu reperi shkruan se në fakt ka qenë “Babastars” që e ka hapur lojën e blerjeve të klikimeve.

“Të kallxon familja e madhe 3dots prej kur kam dhez unë dhe nuk shuhem kurrë. Ahhh harrova të them që zippo nuk shuhet kurse ju jeni përdorimsa hahahaha. Harrova të them se ju e keni shpik blerjen e klikimeve”, shkruan Stresi në reagimin e tij./iconstyle

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion