“E lashë se ishte shumë i përsosur’, ish-gruaja e Kaka befason me arsyen e divorcit

Sport

“E lashë se ishte shumë i përsosur’, ish-gruaja e

Në një intervistë të fundit, influencuesja braziliane Caroline Celico ka thyer heshtjen e ka treguar perse e la futbollistin legjendar Kaka.

Nëna e dy fëmijëve të Kaka tha se futbollisti i njohur ishte shumë perfekt për të dhe se kjo ishte arsyeja kryesore e divorcit pas dhjetë vitesh martesë.

Kaka nuk më tradhtoi kurrë, ai gjithmonë më trajtoi mirë, më dha një familje të mrekullueshme, por nuk isha e lumtur.

Diçka mungonte. Problemi është se ai ishte shumë i përsosur për mua”, u shpreh ajo, duke hedhur keshtu poshtë historitë për tradhtinë e futbollistit, për të cilën mediat shkruanin se ishte shkaku i divorcit.

Fjalët e ish-bashkëshortes së Kakas shkaktuan një ortek komentesh dhe opinionesh kontradiktore në rrjetet sociale.

Ndërsa disa shprehën mbështetje dhe mirëkuptim për “telashin” e influencueses braziliane, të tjerë kritikuan arsyet e saj për përfundimin e martesës me një burrë që, sipas vete Caroline, ishte “shumë i përsosur”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion