E FUNDIT!... Liverpool zyrtarizon Arne Slot

Sport

E FUNDIT!... Liverpool zyrtarizon Arne Slot
Këtë të hënë, Liverpool emëroi Arne Slot si trajnerin e ri të skuadrës së ‘Anfield’, duke zëvendësuar gjermanin Jurgen Klopp në këtë post.

Sipas një deklarate të lëshuar nga klubi, trajneri 45-vjeçar largohet nga Feyenoord dhe merr rolin e tij më 1 qershor.

“Trajneri 45-vjeçar i bashkohet ‘Reds’ nga Feyenoord, për sezonin 2024/25, pasi ka arritur një marrëveshje me klubin Eredivisie për shërbimet e tij”,- nënvizon deklarata.

Ajo shton se holandezi arrin në Angli pas "tre sezoneve shumë të suksesshme me Feyenoord, të cilin ai e udhëhoqi për të fituar ligën në 2023, duke u shpallur trajneri i vitit në Eredivisie në dy raste".

Liverpool gjithashtu thekson se do të jetë hera e parë që një trajner nga Holanda merr këtë rol dhe bën të ditur se puna parasezonale është planifikuar për në korrik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion