Dyshohet për trukime, UEFA nis hetimet për tri klube shqiptare
Lajmifundit
/
7 Maj 2021, 08:55
Sport

Trukimet e ndeshjeve jane kthyer ditet e fundit ne teme diskutimesh ne ambjentin e futbollit ne Kosove.
Për këtë është në dijeni edhe Prokuroria e Shtetit, ndërsa tashmë është zgjeruar akoma edhe më shumë.
Së fundmi, “Indeksonline” UEFA i ka dërguar një letër Federatës së Kosovës, ku bëhet me diej se po heton 3 skuadra nga kampionati kosovar, të cilat dyshohet se kanë trukuar ndeshje.
UEFA ka nisur hetimet, për shkak të lëvizjeve të shpeshta në baste që kanë parë dhe në rast se diçka konkrete zbulohet, atëherë skuadrat i pret një dënim i rëndë.


