Shqiptarja rrëfen tmerrin e jetës: Babai im ka abuzuar me mua që prej 5 vitesh

Aktualitet

Shqiptarja rrëfen tmerrin e jetës: Babai im ka abuzuar me mua që

Një 17-vjeçare shqiptare ka denoncuar babanë e saj se ka abuzuar me të, që kur ajo ishte 15-vjeçe. Mësohet se e mitura ka folur në prani të nënës së saj, duke folur për periudhën e tmerrshme që ka kaluar.

Familja shqiptare jeton në Greqi, duke tronditur të gjithë rrethin shoqëror që jetojnë. Adoleshentja tregoi ngjarjen para Departamentit të Policisë Vrachati, ndërkohë që policia shkoi në familjen ku jetonte çifti me dy fëmijët, ndërsa ndaluan 45-vjeçarin shqiptar.

Ndërkohë që e mitura do të transferohet për një vizitë mjekësore në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali më i vogël i familjes, është marrë nga shërbimet sociale. Kohët e fundit 45-vjeçari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion