Dikur në një skuadër, ish-mbrojtësi sulmon Ibrahimoviç: Është njeri me dy personalitete!

Sport

Dikur në një skuadër, ish-mbrojtësi sulmon

Ish-mbrojtësi i Çelsit, Eshli Kol ka bërë një deklaratë mjaft interesante drejtuar Zlatan Ibrahimoviç me të cilin luajti për 1 sezon tek skuadra e Los Anxhelos Galaksi.

Eshli Kol u shpreh se Ibra kishte dy personalitete, pasi me shokët ishte i qetë dhe brilant, por për median ishte ‘ZOTI’. Gjithashtu, ish-mbrojtësi tregon një episod ku midis tyre gati sa nuk ndodhi një përplasje fizike, e cila më pas u shua vetëm me fjalë.

“Ai është njeri me dy personalitete. Me ne shokët e skuadrës ishte i shkëlqyer, shumë i përulur, i qetë por për media ishte Perëndi.

Ndonjëherë hynte në dhomat e zhveshjes dhe kritikonte ekipin, fliste se si prekja e tyre e topit ishte si m****, apo nuk vraponin dhe ishin të ngadaltë, por më pas në intervista ai ndryshonte.

Episodi- Një herë ai ngriti duart në ajër drejt meje. Unë i thashë: ‘’uli ato duart … poshtë. Brenda meje mendova se ai mund të kishte ndonjë arsye të zemërohej me mua, por ai nuk duhej të ngrinte duart”, u shpreh Eshli Kol.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion