Zjarri në Tetovë, një prej viktimave një mjek i shtruar në spitalin Covid, pritet testi i ADN-së

Kosovë&Rajon

Zjarri në Tetovë, një prej viktimave një mjek i shtruar

Disa prej viktimave të tragjedisë në Spitalin e Tetovës një natë më parë nuk janë identifikuar ende.

Sipas News24, mes viktimave ka qenë dhe një mjek i cili ka qenë i shtruar në spital e nuk ka qenë në krye të dertyrës.

Pritet që disa prej personave të cilët humbën jetën t’i nënshtrohen testit të AND-së në mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre.

Edhe pse ndërhyrja e mjekëve ka qenë e menjëhershme, nuk kanë mundur të shpëtojnë personat që mbetën brenda. Spitali është i përshtatur si COVID, nuk është ndërtesë e mirëfilltë.

Zjarri thuhet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi apo oksigjenit. Nga ana e opozitës së Maqedonisë së Veriut, ka pasur akuza mbi sigurinë e godinës së spitalit.

Më herët në një deklaratë për mediat, Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski tha se nuk ka ende asnjë detaj që vërteton se zjarri ishte i qëllimshëm apo dhe nëse ka një prapavijë politike.

Ai u shpreh se duhet pritur përfundimi i hetimeve nga autoritetet ndërkombëtare të cilët do të hedhin dritë mbi ngjarjen tragjike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion