Botërori, Serbia gjobitet nga FIFA me 50 mijë franga

Sport

Botërori, Serbia gjobitet nga FIFA me 50 mijë franga

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka nisur procedurat disiplinore kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës për sjellje të pahijshme të lojtarëve dhe shkelje të lojës së ndershme në finalen e Kampionatit Botëror.

FIFA citoi rregullat e saj mediale dhe të marketingut për nisjen e rastit, pas festës së egër të lojtarëve të Argjentinës, pas fitimit të titullit, në zonën për media.

Në finalen e Kampionatit Botëror, Argjentina mundi Francën me penallti në stadiumin Lusail të Katarit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rreth tre orë më vonë, lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi vrapuan dhe kënduan nëpër zonën e dedikuar për intervista zyrtare dhe dëmtuan muret e dobëta ndarëse dhe nuk u ndalën për të komunikuar me mediat ndërkombëtare.

Akuzat disiplinore përfshijnë “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme”. n nuk i referohen sjelljes së portierit argjentinas Emiliano Martinez, i cili, në fushë, tundi në mënyrë të papërshtatshme trofeun e fituar për portierin më të mirë në Kampionatin Botëror.

FIFA nuk ka shpallur një kalendar lidhur me çështjen disiplinore të Argjentinës.

Ndërkaq, lidhur me rastet tjera, FIFA gjobiti kombëtaret e Serbisë, Meksikës dhe Ekuadorit për shkak të sjelljes së tifozëve në Kampionatin Botëror.

Serbia u gjobit me 50 mijë franga zvicerane për thirrjet e tifozëve në ndeshjen me Zvicrën, ku disa lojtarë zviceranë u ofenduan në baza kombëtare, duke aluduar për origjinën e tyre shqiptare.

FIFA gjobiti Meksikën me 100,000 franga zvicerane për thirrjet kundër homoseksualëve, ndërsa Ekuadori u gjobit me 20,000 për fyerjet në adresë të Kilit./REL

ME TE LEXUARAT