Mjeku jep alarmin: Trafiku i rënduar në Tiranë shkakton kancer

Mjeku Ilir Allkja ne nje postim ne rrjetet sociale shkruan se trafiku i renduar i autometjeve ne Tirane sjell kancer.
Sipas tij, me e rrezikshme behet situata per ata qytetare te cilet qendrojne gjate ne trafik te bllokuar nga pamundesia e levizjes, nderkohe qe automjetet qendrojne ndezur.
Postimi mjekut:
KY TRAFIK SJELL KANCER !
Unaza e madhe një projekt korruptiv (por edhe idiot) ka sjellë më shumë konfuzion e dyndje se sa drenim të trafikut në këtë arterie.
Makinat në qarkullim emetojnë papushim : metan, dioksid sulfuri, dioksid karboni, monoksid karboni etj, të cilët dëmtojnë në mënyrë të parikthyeshme gjakun, mushkëritë, lëkurën etj.
Sa më shumë të rrinë ndezur në trafik, aq më e rëndë ndotja, aq më fatal impakti në shëndetin e popullatës. Nqs llogarisim dendësinë e banorëve për m², mungesën e pemëve, faktin që makinat në qarkullim janë mbi 20 vite të vjetra, cilësia skandaloze e karburanteve, kërcënimi nga ky trafik është i frikshëm.
Dua të sensibilizoj trushplarët që mbeshtesin këtë rracë pushtetarësh se kjo ndotje me gazra kancerogjenë na kërcënon njësoj të gjithëve pa dallim!
Reagoni njerëz, mos e shisni shëndetin e fëmijëve tuaj e tuajin për partinë!


