Bëri ‘selfie’ me Xhakën, UEFA gjobit me 2500 franga 10-vjeçarin nga Kosova

Sport

Bëri ‘selfie’ me Xhakën, UEFA gjobit me 2500 franga

2 mijë e 500 franga, kaq është gjobitur nga UEFA një 10-vjeçar nga Kosova, pasi bëri një selfie me Granit Xhakën.

Më 18 nëntor 2023, Zvicra po luante një ndeshje kundër Kosovës. Driton Sejdaj ishte në stadium me dy djemtë e tij, njërin 14 vjeç dhe tjetri 10 vjeç.

Pasi Sejdaj shkoi të blinte pije aty afër në stadium, djali i tij 10-vjeçar shfrytëzoi rastin, i iku edhe sigurimit duke vrapuar dhe u drejtua te Granit Xhaka. Qëllimi i tij ishte t’ia marrë fanellën Xhakës, gjë që nuk ia arriti, por të paktën e bëri një foto me të.

Babai i të miturit tregoi se posta ia ka dërguar një dënim mbi 2 mijë e 500 franga, për shkak se djali i tij kishte hyrë “në mënyrë ilegale” në fushën e blertë.

Sejdaj tha se fotoja e djalit të tij me Xhakën mbetet një kujtim mjaft i mirë, dhe se situatën e ka marrë me sportivitet, edhe pse konsideron se dënimi ka qenë paksa i ekzagjeruar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion