Belgjika refuzon ndeshjen me Izraelin për arsye sigurie

Sport

Belgjika refuzon ndeshjen me Izraelin për arsye sigurie

Belgjika nuk do ta zhvillojë ndeshjen e Ligës së Kombeve me Izraelin më 6 shtator për shkak të frikës për sigurinë, njoftoi të martën Federata Belgjike e Futbollit (RBFA).

Qyteti i Brukselit tha muajin e kaluar se ndeshja nuk do të luhej në stadiumin King Baudouin, sepse mund të nxiste demonstrata.

Autoritetet e kishin konsideruar "të pamundur organizimin e kësaj ndeshjeje me rrezikshmëri të lartë" në qytet për shkak të tensioneve të lidhura me luftimet ndërmjet Izraelit dhe grupit ekstremist palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Qytetet e tjera belge, gjithashtu, refuzuan të organizonin ndeshjen.

Qyteti pritës nuk është caktuar ende, me Budapestin që përmendet si një opsion.

Shqetësimet me gjasë u ngritën nga sulmi në Bruksel në tetor, ku një i armatosur islamik vrau dy tifozë suedezë të futbollit para ndeshjes kualifikuese të Euro 2024 ndërmjet Belgjikës dhe Suedisë, megjithëse motivi i sulmit nuk ishte antisemitik.

Franca dhe Italia janë në të njëjtin grup A2 të Ligës së Kombeve me Belgjikën dhe Izraelin./rel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion