Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kejvina Kthellës, kërkoi rikthimin e 'Audit' luksoz të Rrajës

Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Kejvina Kthellës, kërkoi

Gjykata e Lartë refizoi rekursin e Kejvina Kthellës për rikthimin e makinës së sekuestruar nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 8 shkurt te ketij viti miratoi  kërkesën e SPAK për konfiskimin e 9 prej pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij, përfshirë edhe makinën luksoze ‘Audi’ të cilën ia kishte dhuruar modeles Kejvina Kthjella.

Në konkluzionet e paraqitura në gjykatë nga SPAK në kuadër të hetimit pasuror të Redjan Rrajës i cili është i dënuar përjetë për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019 në Durrës, theksohet se këto pasuri janë blerë nga Rraja me para që vinin nga veprimtari të jashtëligjshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bëhet fjalë për 5 pasuri të paluajtshme, 3 prej të cilave në emër të bashkëshortes së tij Marsela Çiça.

GJKKO konfiskoi dhe 2 automjete, njëri në emër të Redjan Rrajës dhe një Audi që i është sekuestruar personazhit të shoubizzit Kejvina Kthjella në nëntor 2019. Mes pasurive të konfiskuara është edhe një orë Rolex dhe 2750 euro.

ME TE LEXUARAT