Bayern Munchen nuk do e rinovojë kontratën e Boateng, ja fati i 32-vjeçarit

Sport

Bayern Munchen nuk do e rinovojë kontratën e Boateng, ja fati i

Kontrata e Jerome Boateng në Bayern Munchen është drejt përfundimit, ndërsa mësohet se klubi gjerman nuk do e rinovojë kontratën. Drejtori Sportiv, Salihamidzic e zyrtarizoi këtë lajm, duke bërë të ditur se klubi nuk do ta rinovojë dhe në fund të sezonit aktual 32-vjeçari do të jetë i lirë për të zgjedhur skuadrën.

 

“Ishte një vendim që u mor bashkë me drejtuesit dhe gjithashtu trajnerin Hansi Flick. Ja kemi shpjeguar edhe Jerome dhe ai e ka kuptuar por do të largohet permes derës së madhe pasi është një futbollist i rëndësishëm për këtë klub”, tha ai.

Bayern Munchen nuk do e rinovojë kontratën e Boateng, ja fati i

Këto fjalë në fakt tregojnë se klubi gjerman nuk ka dashur të vazhdojë “lidhjen” me Boateng, pasi kërkon prurje të reja, ndryshe nga trajneri Flick, që e ka pranuar gjithmonë në skuadër.

ME TE LEXUARAT