Bayern drejt çerekfinales, Liverpool mund PSG-në, Barça ia del me 10 lojtarë në Lisbonë

Sport

Bayern drejt çerekfinales, Liverpool mund PSG-në, Barça ia

Liga e Kampionëve ka mbyllur ndeshjet e vajtjes në fazën e 1/16-ave, me tre sfida spektakolare që u luajtën mbrëmjen e së mërkurës.

Në Paris, PSG-ja priti Liverpoolin. Kampionët e Francës arritën të dominonin në lojë të besuarit e Slot, por, në fund ata që festuan ishin anglezët, të cilët morën fitoren me vetëm një gjuajtje në portë në minutën e 87’, falë të sapofuturit Elliot.

Liverpool do ta ketë më të lehtë në sfidën e kthimit në “Anfield”, aty ku Luis Enrique duhet të përgatisë skuadrën e tij për një përmbysje të madhe.

Barcelona nuk e kishte të lehtë përballë Benficës në Lisbonë, e cila pjesën më të madhe të lojës e zhvilloi me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Cubarsit.

Të besuarit e Flick arritën ta menaxhonin mirë sfidën dhe të fitonin falë një goli të Raphinhas.

Në Mynih, Bayerni nuk pati probleme përballë Leverkusenit në një derbi gjerman.

Ekipi i Kompany dominoi takimin, duke triumfuar 3-0 falë golave të Kane dhe Musialës, teksa kanë hedhur një hap të sigurt drejt çerekfinales, ndërsa të besuarit e Alonsos nga ana tjetër, duhet të shpresojnë te një mrekulli javën e ardhshme në shtëpinë e tyre.

REZULTATET:

PSG 0-1 LIVERPOOL

Elliot 87’

BENFICA 0-1 BARCELONA

Raphinha 61’

BAYERN M. 3-0 BAYER LEVERKUSEN

Kane 9’, (P) 75’, Musiala 54’/tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion