Mbyllet numërimi i votave në Kosovë, Vetëvendosja 40.90 %, PDK me 22.04 %, LDK 17.64 %, AAK-NISMA 7.46 %

Kosovë&Rajon

Mbyllet numërimi i votave në Kosovë, Vetëvendosja 40.90 %,

Kur kane kaluar 24 ditë pas zgjedhjeve të nëntë shkurtit, ka përfunduar numërimi i votave të qytetarëve që morën pjesë në këtë proces.

Më 5 mars në orën 21:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi numërimi i votave të fundit.

Më pesë mars, në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen

Numërimi i votave brenda Kosovës, nxjerrë si parti të parë, Lëvizjen Vetëvendosje me 40.90 %, e dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22.04 %, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 %, e Koalicioni AAK-NISMA ka marrë 7.46 % të votave.

Nga votat e diasporës në përfaqësitë diplomatike prin Lëvizja Vetëvendosje me 80.71 %, pas saj është PDK me 7.73 % të votave, LDK-ja ka marrë 7.30 % e AAK-NISMA 1.97 %. Edhe nga votat e diasporës me postë, prin Lëvizja Vetëvendosje me 51.57 % e dyta është LDK-ja me 30.55 %, pastaj PDK-ja me 9.48 % e AAK-NISMA ka marrë 3.23 %.

Megjithatë, për të shpallur rezultatet përfundimtare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të presë dy ditë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Ky nen, parasheh mundësinë që në PZAP, në një afat brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar, të paraqiten ankesat për administrimin e numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, deri në 12 ditë është afati për ankesa rreth rezultatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme e tek atëherë mund të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion