Barcelona nuk e ruan “kujtimin” e Messit, numri 10 shumë shpejt do zëvëndësohet
Lajmifundit
/
1 September 2021, 13:05
Sport

Lionel Messi u largua nga Barcelona dhe klubi duket se nuk do e tërheqë numrin 10. Pavarësisht se Messi ka dhënë shumë në skuadër, duke krijuar historinë. Mediat spanjolle shkruajnë se klubi nuk e tërhoqi numrin 10 dhe ia dorëzoi talentit Ansu Fati, që siç duket, nuk e ka refuzuar.
18-vjeçari me origjinë nga Guinea-Bisau, aspiron të ecë në gjurmët e yllit argjentinas dhe në një të ardhme të shndërrohet në idhullin e tifozëve blaugranas.

Kjo u konfirmuar nga vetë Barcelona, nëpërmjet një video të postuar në faqen zyrtare.“10-shi ynë i ri”, shkruan klubi katalanas te video e publikuar.


