Masat e reja në Maqedoninë e Veriut, nuk ka kalime në kufi pa dëshmi vaksine ose test PCR

Kosovë&Rajon

Masat e reja në Maqedoninë e Veriut, nuk ka kalime në kufi pa

Në Maqedoninë e Veriut të mërkurën (1 shtator) kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Hyrje-daljet në këtë vend nuk mund të bëhen pa certifikatë për vaksinim, vërtetim për kalim të COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë ose test negativ i shpejtë për trupat e antigjenit jo më të vjetër se 48 orë.

Shtetasit që nuk përmbushin njërën nga këto kushte do të vendosen në izolim për shtatë ditë pas hyrjes në Maqedoninë e Veriut, dhe kohëzgjatja mund të shkurtohet në pesë ditë nëse paraqitet një test negativ PCR gjatë asaj periudhe. Përjashtim nga ky vendim ka vetëm për shoferët e kamionëve të mallrave. Masa e re, ka shkaktuar kolona të gjitha në disa pika kufitare, në veçanti në “Bogorodicë” në kufirin me Greqinë prej nga shumë shtetas kthehen nga pushimet verore.

Shtrëngimi i masave vjen pas rritjes së rasteve të të infektuarve me COVID-19. Në Maqedoninë e Veriut, të martën janë regjistruar 37 viktima dhe 870 të infektuar. Numri i rasteve aktive ka arritur në 14.300 persona. Në fuqi janë edhe masa tjera kufizuese, si puna në objektet e gastronomisë me kapacitete të kufizuara, apo vetëm me 30 për qind të kapaciteteve në hapësirat e brendshme dhe deri në 50 për qind në hapësirat e jashtme. Hyrja në restorane, qendra tregtare dhe objekte tjera afariste lejohet vetëm me dëshmi vaksinimi.

Në Maqedoninë e Veriut, deri të mërkurën janë vaksinuar mbi një 1.2 milion persona, prej tyre rreth 530 mijë me nga dy doza. Drejtuesit e institucioneve kanë thënë se presin që deri nga mesi i tetorit me nga dy doza të vaksinohen rreth një milion persona, me çka besojnë se do të arrihej imuniteti kolektiv për mbrojtje nga pandemia./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion