Barazimi me Sevillën, Zidane fajëson gjyqtarët: Jam i zemëruar, nuk më bindin fjalët e tyre

Sevilla- Real Madrid një natë më parë përfundoi me rezultatin 2 me 2, duke i mohuar kështu Realit kalimin në krye të La Ligës. Gjatë rishikimit në ekranin e VAR-it të një penalltie të fituar nga Karim Benzema, gjyqtarët erdhën në përfundim se gjatë një aksioni paraprak në pjesën tjetër të fushës kishte prekje të topit me dorë në zonë nga mbrojtës i Real Madridit, Eder Militao. Për pasojë, Real Madrid humbi një penallti dhe iu kalua Sevillës, duke i dhuruar kësaj skuadre golin e parë.
Për mediat, tekniku madrilen tha se nuk e pranon vendimin e gjyqtarit. “Jam shumë i zemëruar. Bisedova me gjyqatrin në kërkim të një shpjegimi. Është shumë se koklavitur sepse ne merituam shumë më shumë, por ndodhi cka ndodhi. Nuk kuptoj asgjë nga gjyqtari. Nëse Militao e preku topin me dorë, atëherë edhe dikush nga Sevilla e bëri. Nuk më bind ajo që ma thanë ata. Unë kurrë nuk flas për gjyqtarët, por sot jam i zemëruar. Mos më pyetni më për këtë. Ne do të luftojmë deri në fund, deri në vdekje”, tha ai në disa intervista.
Ndërkohë që Real Madrid ka shpresa tek dështimi i Atletico, dhe njëkohësisht t’i fitojë të tri ndeshjet e mbetura për ta fituar titullin.


