Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, SHBA jep lajmin e mirë për heqjen e maskave

Bota

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, SHBA jep lajmin e mirë

Në një vit e disa muaj pandemi, mbajtja e maskës është një nga kushtet që ka shqetësuar shumë njerëzit. Për këtë çështje dhe pyetjen se kur do hiqen, ka folur Anthony Fauci, imunologu dhe këshilltari kryesor amerikan në Shtëpinë e Bardhë për shëndetësi. Për CNN ai tha se udhëzimet për mbajtjen e maskave brenda do të ndryshohen së shpejti.

“Unë mendoj se me siguri do ta shihni këtë lehtësim ndërsa shkojmë më tej dhe sa më shumë njerëz vaksinohen”, tha Fauci. Ky i fundit gjithashtu gëzon postin e drejtorit të  Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Më tej, Fauci njoftoi se Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të azhurnojë udhëzimet e saj sepse gjithnjë e më shumë amerikanë po vaksinohen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion