Arsenal në sezonin më të keq, nxjerr në shitje 5 lojtarë dhe portierin

Sport

Arsenal në sezonin më të keq, nxjerr në shitje 5

Klubi i Arsenalit ka nxjerrë në shitje 6 lojtarë, përfshirë edhe portierin Bernd Leno. Mediat britanike shkruajnë se ky klub po përjeton një sezon të mjerueshëm dhe tani zë vendin e nëntë në tabelën e Premierligës, me mundësi të mëdha për të munguar në garat evropiane për herë të parë në 25 vjetët e fundit.

Pavarësisht gjendjes, tekniku Mikel Arteta vijon ta ketë përkrahjen e hierarkisë së Arsenalit dhe klubi është i gatshëm të shpenzojë shumë gjatë verës, në përpjekje për ta rifituar besimin pas tentimit për t’iu bashkuar Superligës Evropiane.

Pjesë e madhe e planit në tregun e transferimeve është largimi i disa lojtarëve, të cilët Arteta nuk i sheh në planet e veta dhe me shitjen e tyre synon të grumbullojë të holla. Thuhet se Arteta e ka humbur durimin me portierin gjerman, i cili i ka bërë disa gabime të njëpasnjëshme këtë sezon.

Lojtarët e tjerë që Arsenali synon t’i largojë janë: Lucas Torreira, Matteo Guendouzi, Ainsley Maitland-Niles dhe Sead Kolasinac.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion