Akuzohet për përdhunimin e një 17-vjeçareje, arrestohet futbollisti portugez

Policia ka vënë në pranga futbollistin Ruben Semedo, pasi akuzohet për përdhunimin e një 17-vjeçareje. Kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare, duke bërë me dije se arrestimi ka ndodhur një ditë më parë, por emri i tij u bë me dije vetëm sot.
Sipas pretendimit të 17-vjeçares, kjo e fundit dhe futbollisti janë takuar në një bar në Oropos, ku kanë pirë dhe më pas kanë shkuar në shtëpinë e Semedos. Ajo ka treguar në polici se gjatë takimit në shtëpi, 27-vjeçari ka abuzuar me të, duke e përdhunuar.
E reja e ka treguar këtë veprim në familje, duke pasuar më pas me denoncimin në polici. Mësohet se prokuroria ka lëshuar direkt urdhër arresti për futbollistin. Futbollisti aktualisht është nën hetim, ndërsa bëhet me dije se, nëse shpallet fajtor, dënimi pritet të jetë i rëndë.
Ruben Semedo, është portugez, por aktualisht luan në Greqi, për skuadrën Olympiacos.


