Talebanët nuk ndalen, vrasin këngëtarin afgan në banesën e tij (Video)

Bota

Talebanët nuk ndalen, vrasin këngëtarin afgan në

Veprimet makabre të talebanëve nuk po ndalen, duke thyer premtimin e dhënë në çdo ditë që kalon. “The Guardian” shkruan se ka mbetur i vrarë një këngëtar i muzikës popullore në Afganistan.

Mësohet se Faëad Andarabi u vra nga talebanët në shtëpinë e tyre, ndërsa shkaku nuk dihet. Lajmin e rëndë e bëri me dije ish-ministri i Brendshëm afgan, Masoud Andarabi.

Ai tha se pavarësisht veprimeve të ashpra të talebanëve, nuk do të ndalemi.

“Vrasje brutale në Andarab, në pjesën jugore të provincës Baghlan. Këngëtari u mor nga shtëpia e tij dhe u vra nga talebanët. Ne nuk do të përulemi para brutalitetit të tyre”, shkruan Andarabi.

Kujtojmë se talebanët dy javë më parë premtuan se nuk do ketë luftë dhe qëllimi i tyre është që të vendosin paqe në shtetin e tyre. Por këtë premtim ata e thynë që në ditët e para.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion