9-vjeç u shpall kampion Zvicre, kush është 20-vjeçari shqiptar që synon Formula 1

Sport

9-vjeç u shpall kampion Zvicre, kush është 20-vjeçari

asin Ferati është 20-vjeçari shqiptar që po korr një sukses shumë të madh në Zvicër. Ai ka nisur sportin e ‘karting’ që në moshën 4-vjeçare, ndërsa është shpalluar kampion që 9-vjeç.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Jasini tregoi se si e nisi këtë rrugëtim, duke zbuluar se mbështetjen më të madhe e merr nga prindërit e tij. Ai tha se tashmë synon Formula 1 dhe po punon fort për t’ja arritur.

“Kur erdha në fillim në Zvicër dhe nisa karrierën, isha pak rëndë se isha i ri, edhe s’kisha shumë eksperiencë. Ama te gara e tretë u bëra kampion Europe në Gjermani. Edhe aty kam filluar Formulën dhe po vazhdoj tani.

Kampion Zvicre kam dal për herë të parë në moshën 9-vjeçare, ndërsa kamion Europe kam qenë 15 vjeç.

Mami nuk vjen të mi shoh garat se punë, por nuk thotë që mos e bëj këtë sport. Ajo bëhet nervoze kur nuk dal në vend të parë. Është një shtysë kryesore për mua. Ndërsa babi, është në çdo garë me mua, e kam suportin më të madh.

Mua më duket shumë interesante, sepse është një sport që nuk e bëjnë shumë veta. Ama hala nuk e quaj veten ‘super star’ se hala nuk jam atje ku duhet të jem. Unë dua të jem në Formula 1”, u shpreh i riu.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion