EMRI/ Vrau 31-vjeçarin në mes të Gjermanisë, i riu shqiptar flet për akuzat: Ndihesha i...

Aktualitet

EMRI/ Vrau 31-vjeçarin në mes të Gjermanisë, i riu

Në qershor të vitit të kaluar, një 31-vjeçar u qëllua për vdekje në rrugë në Kiel. Për ngjarjen e ndodhur, Fisnik H., i identifikuar si autori i ngjarjes, u vendos në pranga dhe sot ka dalë para gjykatës.

Sipas mediave gjermane, i pandehuri shqiptar Fisnik H., pranoi akuzat se ka qëlluar për vdekje 31-vjeçarin në Kiel të Gjermanisë.

Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor të vitit 2022. Pas një mosmarrëveshje, 24-vjeçari shqiptar ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës dhe është larguar.

Viktima ka ndërruar jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks. Në seancën gjyqësor, i riu shqiptar pranoi akuzat duke thënë se ishte penduar dhe kërkoi falje.

“Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar,”- tha ai.

Më tej tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima. Sipas deklaratave të tij, e ka qëlluar 4 herë dhe është larguar nga vendngjarja. Por për prokurorinë, pikërisht ky fakt tregon se ka pasur si qëlllim që t'i merrte jetën, pasi i ka dalë para dhe e ka qëlluar disa herë për ta lënë të vdekur.

Sipas aktakuzës, ai thuhet se e ka takuar viktimën së bashku me disa persona të tjerë, ditën e krimit dhe ka adresuar një debat mes tij dhe vëllait të tij. Ndaj dhe prokurori mendon se ai e kishte marrë vendimin për ta vrarë.

Gjykata ka caktuar seancën radhës në prill. Përveç deklaratave të 18 dëshmitarëve, pritet edhe raporti psikiatrik dhe mjeko-ligjor, ndërsa aktualisht i ri ndodhet në paraburgim në Gelsenkirchen.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion