'Spastrimet' e urdhëruara nga kryeministri/ Japin dorëheqjen tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave (EMRAT)

Politikë

'Spastrimet' e urdhëruara nga kryeministri/ Japin dorëheqjen

Tre drejtues të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kanë dhënë dorëheqjen, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për largimin e drejtuesve të institucioneve shtetërore.

Emrat e dorëhequr janë Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së.

Kërkesat për dorëheqje përfshinë edhe drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol.

Besmir Beja i Doganave e mbylli qe sot detyrën e tij duke u përshëndetur me stafin pas 9 muajve në këtë pozicion.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion