Ngacmoi sek*ualisht 17-vjeçaren në avion, babai i katër fëmijëve përfundon në gjykatë: Po shtriqesha…

Një 48-vjeçar nga zona e Bostonit, Jonathan Alan Leffman, u shpall fajtor për ngacmimin seksual të një 17-vjeçareje gjatë një fluturimi të kompanisë JetBlue nga Porto Riko drejt Bostonit, më 30 gusht 2024. Në të njëjtin avion ndodheshin edhe bashkëshortja dhe katër fëmijët e tij.
Sipas prokurorisë federale në Massachusetts, Leffman e preku vazhdimisht të miturën në të pasmet, duke kaluar dorën përmes hapësirës mes mbështetëses dhe pjesës së poshtme të sediljes ku ajo ishte ulur. Vajza e kuptoi se çfarë po ndodhte pasi vuri re lëvizjet e tij në reflektimin e ekranit përpara saj dhe arriti të fotografonte gishtat e tij si provë.
Pas uljes së avionit, një e afërme e vajzës e përballi Leffmanin me veprimet e tij dhe njoftoi personelin e JetBlue, duke paraqitur edhe pamjet filmike si dëshmi.
Fillimisht, 48-vjeçari pretendoi se thjesht po bënte ushtrime shtrirjeje gjatë fluturimit, ndërsa kur hetuesit i treguan fotografinë, ai u përgjigj se nuk mund t’i njihte mirë gishtat e regjistruar.
Pas një gjyqi treditor me juri, Leffman u shpall fajtor për një akuzë të kontaktit fizik të padëshiruar me natyrë seksuale në një avion nën juridiksionin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara. Shpallja e dënimit është caktuar për 12 janar 2027, ndërsa ai rrezikon deri në dy vjet burg dhe një gjobë deri në 250 mijë dollarë.


