Sot protestë kombëtare në Tiranë/ Policia kontrolle të shtuara ndaj automjeteve që qarkullojnë në Rrugën e Arbrit

Aktualitet

Sot protestë kombëtare në Tiranë/ Policia kontrolle të

Protesta kombëtare e ditës së sotme, së cilës pritet t’i bashkohen të rinj dhe qytetarë nga rrethe të ndryshme, është shoqëruar me kontrolle të shtuara të policisë në Rrugën e Arbrit.

Forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë dislokuar përpara hyrjes së tunelit të Murrizit, duke vëzhguar dhe kontrolluar automjetet që lëvizin drejt Tiranës.

Efektivët kanë ndaluar disa automjete për verifikim, mbi dyshimet se në to mund të udhëtonin persona që mund të shkaktonin incidente gjatë protestës.

Megjithatë, deri tani nuk është konstatuar asgjë e dyshimtë dhe as janë identifikuar persona që paraqesin rrezik për sigurinë.

Qytetarët nga qarku i Dibrës po udhëtojnë kryesisht me automjete private drejt kryeqytetit, për t’iu bashkuar protestës kombëtare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion