Burri vrau gruan me thikë, fqinjët zbulojnë motivet: Ishte xheloz, ajo i kishte kërkuar...

Aktualitet

Burri vrau gruan me thikë, fqinjët zbulojnë motivet: Ishte

Fqinjët e prindërve të Klarita Ismalaj jashtë kamerave kanë thënë se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti për xhelozi, raporton abcnews.

Ata tregojnë se kohët e fundit mes tyre kishte nisur dhe një debat për një strehim të ri për nënën dhe babain e 45-vjecares.

Klarita i kishte kërkuar bashkëshortit që t’ju blinte prindërve të saj një shtëpi të re, jo në periferi të Fushë-Krujës ku ata banojnë, por në Bubq.

51-vjeçari e theri me thikë brenda makinës së tyre tip “Ford”, raporton abcnews.

Më pas Artan Ismalaja tentoi vetëvrasjen me të njëjtën thikë. Ka qenë roja i biznesit që ju afrua makinës dhe pikasi trupat e tyre të mbuluar me gjak. Artan Ismalaja u transportua në gjendje të rëndë për mjekim më të specializuar në kryeqytet.

Mbetet e paqartë se përse Artani dhe Klarita udhëtuan nga Tirana drejt Bubqit. Për të shmangur dëshmitarët, Artan e ka futur makinën në një zonë të vështirë në fshatin Bubq për të ndaluar brenda këtij muri rrethues, që i përket një fasonerie.

Çifti prej vitesh jetonte në Tiranë. Autori ka servis kamerash dhe kompjuterësh tek ish-stacioni i trenit në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion