Xhelozë dhe posesivë,3 shenjat e horoskopit që mund të humbasin lehtësisht ‘toruan’ në lidhje

Soft

Xhelozë dhe posesivë,3 shenjat e horoskopit që mund të

Tre prej shenjave të horoskopit njihen si më xhelozet dhe posesivet. Bëhet fjalë për Akrepin, Dashin dhe Luanin të cilëve xhelozia mund t’u shndërrohet dalëngadalë në një sëmundje që i bren nga brenda.

1.Akrepi: Një Akrep është në gjendje të instalojë pajisje përgjuese, të punësojë detektiv privat apo dhe të shndërrohet vetë në një Sherlock Holmes kur bëhet fjalë për kontrollin e partnerit/partneres. Për personat e kësaj shenje xhelozia mund të arrijë deri në atë pikë sa të shndërrohet në një sëmundje të vërtetë që mund të vërë në rrezik të ardhmen e jetës në çift. Edhe pse Akrepi mund të premtojë që kjo ishte hera e fundit dhe nuk ka ndërmend ta përsërisë më, sërish bie në grackën e vetes. Flisni seriozisht me ta dhe shpjegojuni se kjo është një sjellje vetëshkatërruese e cila duhet trajtuar seriozisht.

2.Dashi: Dashi është shenja e dytë më xheloze e horoskopit, sado që partneri përpiqet t’i japë besim dhe siguri ai gjen gjithmonë një motiv për të rrëmuar në gjërat e tij dhe për ta bërë lidhjes mbytëse dhe monotone. Xhelozia është shpeshherë motiv i zënkave tuaja kryesore.

3.Luani: Edhe pse në shumicën e rasteve preferojnë të mos e pranojnë që janë xhelozë, thellë brenda tyre edhe Luani është një xheloz i pandreqshëm që do të bënte gjithçka për të ditur se ç’ndodh në mendjen e partnerit

ME TE LEXUARAT