Aksident tragjik në “motocross”, piloti 23-vjeçar vdes gjatë garës
Lajmifundit
/
5 April 2021, 16:48
Bota

Një pilot argjentinas ka pësuar një aksident tragjik gjatë një gare të “motocross” në vendlindjen e tij.
23-vjeçari Alberto ‘Wey’ Zapata, pasi humbi kontrollin pas një kërcimi dhe u rrëzua në tokë, u godit në qafë nga dy garues të tjerë, të cilët vinin me shpejtësi pas tij dhe nuk e shmangën dot.
Disa muaj më parë, piloti i ri i kishte shpëtuar për mrekulli një aksidenti të rëndë rrugor, por mjekët u detyruan t’i prisnin krahun e majtë.
Edhe pse ata e kishin këshilluar që të të mos garonte më kurrë, ai iu kthye pistave me dhe’ të “motocross”-it.


