VIDEO/ Nga “syri digjital” tek “epidemia” e miopisë: Çfarë po ndodh me shikimin tonë?

Soft

VIDEO/ Nga “syri digjital” tek “epidemia” e

Në një epokë ku dominojnë ekranet, drita artificiale dhe stimulimi konstant digjital, sytë tanë po përjteojnë një nga transformimet më të shpejta shëndetësore. Problemet e shikimit, di]ka që më parë ishin pasojë e natyrshme e plakjes, sot po shfaqen tek fëmijë të moshave gjithnjë e më të vogla.

Në këtë episode të Apostrof Podcast, mjekja okuliste Dr. Zana Zhuka analizon krizën në rritje të përkeqësimit të shikimit, ndërsa shpjegon se përse rritja e miopisë sot po konsiderohet si një shqetësim serioz shëndetësor. Ajo shprehet se, ve] “dritës blu,” ekspozimi për kohë të gjatë ndaj ekraneve shkakton tharje të syve, miopi progresive dhe sindromin që shpesh cilësohet si “syri digjital.”

Gjatë bisedës, një vëmendje e ve]antë i kushtohet rritjes së rasteve të miopisë tek fëmijët dhe adoleshentët, që në disa raste ekstreme mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të retinës, duke shkaktuar komplikacione afatgjata.

A janë në gjendje sytë tanë që të përshtaten në mënyrë biologjike me momentin në të cilin jetojmë, ku vëmendja njerëzore po dominohet gjithnjë e më tepër nga ekranet e smartfonëve, kompjuterave dhe mjediset artificiale?

Mesazhi i specialistëve është mëëse i qartë: vetëdijësimi është më i rëndësishëm se sa paniku. Ekzaminimet rutinë, aktiviteti fizik në natyrë dhe ndërhyrhja e hershme mund të përcaktojnë se sa mirë ose sa keq do mund ta shohin brezat e ardhshëm botën që do të trashëgojnë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion