Gjermania i kërkon Iranit hapjen e Hormuzit dhe heqjen dorë nga armët bërthamore

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se i ka kërkuar Iranit të rihapë Ngushticën e Hormuzit dhe të heqë dorë nga programi i tij i armëve bërthamore gjatë një bisede telefonike me homologun iranian, Abbas Araghchi.
Im Telefonat mit @araghchi habe ich unterstrichen: ???????? unterstützt eine Verhandlungslösung. Als enger US-Verbündeter teilen wir das gleiche Ziel: Iran muss vollständig & nachprüfbar auf Kernwaffen verzichten & die Straße von Hormus sofort freigeben, wie es auch @SecRubio fordert.
— Johann Wadephul (@AussenMinDE) May 3, 2026
Në një reagim publik në rrjetin social X, Wadephul theksoi se Gjermania mbështet një zgjidhje përmes negociatave. Ai nënvizoi gjithashtu se Berlini, si aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara, ndan të njëjtin objektiv me Uashingtonin.
“Si një aleat i ngushtë i SHBA-së, ne ndajmë të njëjtin qëllim: Irani duhet të heqë dorë plotësisht dhe në mënyrë të verifikueshme nga armët bërthamore dhe të hapë menjëherë Ngushticën e Hormuzit”, deklaroi Wadephul, duke iu referuar edhe kërkesës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta lidhur me sigurinë në rajon dhe programin bërthamor iranian.


