Viçi arratiset nga thertorja, ‘adoptohet’ nga familja e drerëve të egër

Soft

Viçi arratiset nga thertorja, ‘adoptohet’ nga familja e

Bonnie ishte vetëm një i vogël lope 4 muajshe, ndersa shtëpia e saj ishte një fermë thertoreje. Ajo duket se dinte se aty nuk kishte të ardhme, prandaj një ditë kur pronarët e saj po ngarkonin një kamion ajo u arratis në pyllin e zonës për të mos u kthyer më.

Fjala për arratisjen e Bonnie u përhap shpejt, dhe njerëzit nisën ta pikasnin nganjëherë në botën e egër, por pa qenë të aftë ta kapnin.

Viçi arratiset nga thertorja, ‘adoptohet’ nga familja e

Bonnie kishte disa javë që qëndronte në pyll dhe banorët habiteshin sesi një kafshë ferme mund të mbijetonte në botën e egër, gjatë sezonit të dimrit.

Kamerat e vendosura në pyll nga gjuetarët e zbuluan atë, por cuditerisht Bonnie nuk ishte vetëm, por e rrethuar nga një familje drerësh të egër.

Lopa e vogël kishte gjetur qetësinë në tufën e drerëve, të cilët e kishin pranuar si një prej tyre. Ata rrinin së bashku, hanin së bashku e çlodheshin si një tufë e vetme.

Një ditë Bonnie po rrinte në tokën e dashamirëses së kafshëve Becky Bartels, e cila e dinte se lopa do të kishte nevojë për ndihmë gjatë sezonit të dimrit. Prandaj ajo i sillte lopës rregullisht një slitë me ushqim dhe kashtë.

Bonnie ishte ende e tmerruar nga njerëzit, por rrjedhimisht u miqësua me Becky derisa e lejonte ta përkëdhelte.

Megjithse duket si një tregim përrallash, Becky e dinte se kjo ishte një situatë e përkohshme pasi fqinjët kërcënonin ta vrisnin nëse hynte në pronën e tyre.

Kështu që Becky kërkoi ndihmën e grupit të ndihmës ndaj kafshëve Farm Sanctuary, që ndihmuan në kujdesin për lopën rebele, e cila tashme jeton ne strehen e kafsheve te abuzuara.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion