E shkuara e errët/ Kush është Seit Manahasa, "i forti" i Peqinit që mbajti peng biznemenin nga Tirana

Aktualitet

E shkuara e errët/ Kush është Seit Manahasa, "i forti"

Seit Manahasa nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i akuzuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Në 11 gusht të vitit 2020 policia gjeti në servisin e Manahasës armën e vrasjes së Ramazanit dhe arrestoi bab e bir, Albert dhe Seit Manahasën, por më pas u lanë të lirë.

Sot, gjatë operacionit të RENEA-s, ai ra sërish në pranga  për keqtrajtim të një biznesmeni.  

Manahasa ka shkuar në biznesit  e personit në aksin Elbasan-Peqin, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe e ka dhunuar dhe mbajtur peng për disa orë.

Pas lirimit, personi ka shkuar dhe ka bërë denoncimin në polici, e cila u vu në veprim dhe e arrestoi sot në Peqin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion