Udhëzimi i ri i arsimit, ndryshojnë rregullat për klasat e bashkuara, deri me 30 nxënës në një grup

Ministria e arsimit ka miratuar rregulla të reja për shkollat që kanë pak nxënës. Nga ky vit i ri shkollor, do të ndryshojë organizimi i nxënësve të grupmoshave të ndryshme, që zhvillojnë mësim së bashku.
Përmes udhëzimit të ri, pragu për organizimin e tre klasave të bashkuara, nga e para deri në të pestën ulet deri në 30 nxënës . Deri tani klasat bashkoheshin me një numër nxënësish nga 21 deri në 50.
Në rastet kur numri është nga 31 deri në 50 nxënës, ato do të organizohen në katër klasa. Ndryshimet prekin edhe drejtimin e shkollave të vogla.
Pragu për emërimin e një drejtori ulet nga mbi 80 në mbi 60 nxënës.
Udhëzimi i ri prek edhe ngarkesën mësimore. Mësuesit që përveç orëve të mësimit mbajnë edhe detyra të tjera brenda shkollës, si koordinimi i cilësisë, këshillimi i karrierës apo drejtimi i ekipeve lëndore, do të kenë më pak orë mësimi në javë.


