U zbulua edhe misteri, ja pse disa persona e kanë të vështirë të dashurojnë

Një studim i fundit ka treguar se të paktën 20% e beqarëve nuk kanë qenë të dashuruar. Por cila është arsyeja? Mësohet se shkak është vetëvlerësimi i ulët që këta persona kan ëpër veten. Ata mendojnë se se askush nuk mund ti dojë dhe kjo i pengon të duan dikë tjetër.
Një arsye tjetër mund të jetë ana perfeksioniste. Nëse keni një ide të qartë se si dëshironi të jetë partneri juaj, kjo bën që mos t’i jepni një shans dikujt që nuk i përshtatet idealit tuaj. Pra, pritshmëritë tuaja të mëdha mund t’ju ndalojnë të bini në dashuri.
Sidoqoftë, mund të jeni duke përjetuar një situatë tjetër që as vetë nuk po e kuptoni, ajo që shpesh i referohemi si “kundër-varësia”. Sjellje të tilla si vështirësia e afrimit me njerëzit, shmangia e marrëdhënieve intime, frika e mos bërjes së gabimeve, përpjekja për të qenë perfekt, janë ndër simptomat e “kundër-varësisë”.
Njerëz të tillë janë shumë të rezervuar në jetën e tyre private dhe kanë nevojë për shumë hapësirë personale. Një tjetër faktor është fëmijëria. Fëmijët që kanë ekspozuar dobësitë e tyre në të kaluarën mund të injorohen ose të përqeshen. Në këtë mënyrë, fëmijët mësojnë se duhet vetëm të duken të fortë dhe të pavarur.


