U arrestuan se pozuan nudo në Dubai, zbulohet identiteti i modeleve, njëra prej tyre vajza e biznesmenit rus

Soft

U arrestuan se pozuan nudo në Dubai, zbulohet identiteti i modeleve,

Zbulohet identiteti i modeleve që u arrestuan një ditë më parë, pasi u konstatuan që po bënin poza nudo në ballkonin e një ndërtese në Dubai. Daily Mail shkruan se modelet të organizuara nga një agjenci pornografike izraelite janë nga Ukraina si dhe vende të tjera të ish-Bashkimit Sovjetik, përfshi Rusinë, Bjellorusinë dhe Moldavinë.

Gjithashtu, mediat e huaja kanë identifikuar një qytetar rus, si organizator të sesionit ‘imoral’ të fotografive, në ballkonin e një apartamenti në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë, 33 vjeçari Alexey Kontsov, raportohet se ka deklaruar në polici se ishte në një apartament aty pranë nga ku ka filmuar spektaklin e grave të zhveshura, të cilat ishin postuar në llogarinë e tij të mediave sociale. Ai pranoi se kishte bërë ‘gabimin fatal’ të shpërndarjes së pamjeve ekspozuese, çka konsiderohet krim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Daily Mail shkruan se në listë ishin dy ukrainase në të 20-at e tyre janë emëruar si Yana e Diana, një modele ukrainase Dariya Khorunzhenko, 19 vjeçe nga Poltava. Modelet ukrainase Ekaterina Kashenko, dhe Sophia Tkachuk, janë gjithashtu mes grupit. Agjencia ruse Mash, raportonte se në sesionin fotografik përfshihej dhe bija e një biznesmeni e ish-bankieri të njohur vendas. Por vajza mohonte sot se ka qenë në skenat famëkeqe të lakuriqësisë.

Marrëveshja e vendosjes se lidhjeve mes Emirateve dhe Izraelit u arrit vetëm në 15 shtator të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e SHBA. Legjislacioni në EBA dënon lakuriqësinë dhe ‘sjellje të tjera imorale’, me dënime nga gjashtë muaj burg deri në 5,000 dirham ($120) gjobë.

 

ME TE LEXUARAT