Turqia zhvendos Xhaminë 600-vjeçare dhe nuk e lejon të përmbytet nga ujërat

Soft

Turqia zhvendos Xhaminë 600-vjeçare dhe nuk e lejon të

Një xhami historike në Turqinë juglindore është zhvendosur nga vendi i saj i mëparshëm.

Xhamia Er Rizk në Hasankeyf në provincën Batman, është një nga disa ndërtesa në fshat që po zhvendoset nga fshati i cili rrezikohet nga një projekt i digës Ilisu që rrezikon të zhytë fshatin kur të hapet.

Xhamia u zhvendos në një park kulturor rreth katër kilometra larg nga vendi i saj origjinal.

“Ne i kishim kryer testimet tona në rrugë deri dje, dhe nuk kishte asnjë problem. Sot, ne do ta bartim monumentin përmes një rrugë 4,670 metrash në vendin e tij të ri në arkeo-park”, tha Ali Naci Kosali, zyrtar për projektin zhvendosës.

Ai tha se minarja e xhamisë ishte çmontuar dhe po ruhet. Do të restaurohet pasi të jetë vendosur mbi xhami.

Hasankeyf u shpall një zonë konservimi në vitin 1981. Ka rreth 6.000 shpella rreth qytetit që përmbajnë mbetjet e adhurimit të krishterë dhe myslimanë, si dhe një kështjellë bizantine.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion