Vdekja e motrës dhe e vëllait në një kohë të shkurtër, Blerina Gjylameti tregon bekimin që erdhi më pas

Politikë

Vdekja e motrës dhe e vëllait në një kohë të

Mbrëmjen e sotme kishte situata të bukura e me humor ashtu siç kishte edhe emocione të forta dhe rrëfime zemre.

Njëra nga vajzat e ftuara ishte edhe deputetja Blerina Gjylameti e cila në rubrikën “Në mundsh” ku vajzat flasin për vështirësitë e tyre në jetë, tregoi që ka një forcë të jashtëzakonshme tek e cila mund të mbështeten edhe njerëzit e saj të dashur. Humbja e madhe e motrës dhe e vëllait në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë atë të mendojë më shumë për njerëzit e zemrës.

“Nuk mund ta lejoja që të rrëzohesha e të mendoja veç për veten. Duhet të bëhesha e fortë për njerëzit e tjerë të familjes”.

Ajo tregoi se Albana i ka qëndruar pranë në çdo moment të vështirë të jetës.

Gjylameti e cila në zgjedhjet e 25 prillit kandidon në qytetin e saj të lindjes në Pogradec, mes emocionesh tregoi se djali i vogël erdhi vërtet si një bekim pas gjithçkaje që ka ndodhur në familjen e saj.

Mesazhi që mori më pas nga djemtë e jetës, ishte i duhuri për ti treguar dashuri dhe mirënjohje që është vajzë, nënë, grua, politikane qe pertej dhimbjes ja ka dale të jetë e fortë dhe luftarake për familjen dhe njerëzit që përfaqëson në Parlament.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion