Turisti “sheh” tmerrin me sy, bllokohet në urën qelqi që u dëmtua nga era (Video)

Soft

Turisti “sheh” tmerrin me sy, bllokohet në urën qelqi

Në Kinë, një turist është tmerruar nga eksperienca që ka përjetuar në urën prej qelqi, ndërtuar në malin Piyan në qytetin kinez të Longjing. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pas një ere të fortë, ura qelqi 100 m e lartë u dëmtua dhe turisti u bllokua i vetëm.

Turisti, sipas pamjeve, është kapur fort pas kangjëllave, pasi era me shpejtësi deri në 90 milje/ orë po tuned urën. Është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për shpëtimin e turistit. Ai më pas u dërgua në spital për të marrë këshillim psikologjik pas momenteve të tmerrit.

Ndërkohë që vendpushimi u mbyll për një periudhë të shkurtër pas incidentit i cili mund të kishte rezultuar fatal. 

ME TE LEXUARAT