Rama nxjerr pamjet nga spitali i ri: Nuk ka kohë për pushim

Politikë

Rama nxjerr pamjet nga spitali i ri: Nuk ka kohë për pushim

Pas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu edhe kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në Tiranë.

Rama shkruan se puna vijon pa u ndalur duke e konsideruar atë si investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend. Nuk ka kohë për pushim”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion